Deçanasi del në mes të ditës me kallash në rrugë, arrestohet

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person pasi kishte dalë në rrugë me armë derisa ishte nën ndikim të alkoolit

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Gramaqel të Deçanit, njofton policia.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në rrugë me armë dhe nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka konfiskuar armën me një karikator me 10 fishekë, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Nga i njëjti është konfiskuar arma AK-47 me një karikator me 10 fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thekson policia.

Të ngjashme