“Deçani përsëri goditet padrejtësisht”, Ramosaj reagon pas kërkesës së Kurtit për tokën e Manastirit

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, duke e quajtur një goditje tjetër për Deçanin.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në një postim në Facebook, Ramosaj e ka quajtur një goditje tjetër për Deçanin kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i renditur “të padrejtat”, ndaj kësaj komune.

“Deçani përsëri goditet padrejtësisht, kësaj radhe nga një Urdhër Ekzekutiv i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti! Deçani së pari është goditur padrejtësisht në vitin 2008, kur u krijua “Zona e Veçantë e Mbrojtur”, e cila bëri ndalimin e plotë dhe kufizimin e pajustifikueshëm në: ndërtimin e rrugës; ndërtimin e shtratit të Lumbardhit; në ndalimin e shfrytëzimit të “Pushimores së Fëmijëve”; e ndaloj plotësisht zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin në prona private brenda kësaj zone”, shkroi ai.

Më pas ai tha se Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” të vitit 2012, i cili e ndaloi dhe kufizoi mundësinë për të jetuar më mirë në këtë qytet, mundësinë e zhvillimit të kësaj komune, implementimin e shumë projekteve strategjike, të cilat tani është dashur të jenë të përfunduara.

“Park Nacional i cili është bërë pengesë shtesë e zhvillimit ekonomik.

Vendimi për fillimin e bypass-it, ndërrimin e destinimit të rrugës R108 – viti 2014. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016, për 24 hektar të pronave, i cili vendim u zbatua sot, nga Agjencioni Kadastral i Kosovës me urdhëresë të Kryeministrit”.

Ramosaj ka theksuar se ka tri vite që pret për një takim me kryeministrin Kurti për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

“Qe tri vite po pres që ky Kryeministër të më takoj një herë të vetme, për të diskutuar edhe për këtë temë për të cilën dha Urdhër Ekzekutiv sot! “Kur nuk je i zoti të bësh një hajr në këtë vend, është mirë të mos i bësh as sherr këtij vendi”, shtoi ai.

Të ngjashme