Dedaj: Kërkesat për zgjerimin e ekipit negociator janë non sens

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 12:00 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, i ka quajtur të paarsyeshme kërkesat e partive politike për zgjerimin e ekipit negociator për dialog me Serbinë.

Thaçi i fton të gjithë për dialogun që do ta udhëheqë vet.

“Për tema nacionale të arrihet konsensusi parlamentar! Kërkesat për zgjerimin e ekipit negociator, janë non sens, ambicie për marketing personal dhe partiak, të pa nevojshme dhe komplikim i fazës finale të dialogut”, ka shkruar Dedaj në profilin e tij në Facebook.

Konsensusi, thotë ai, për tema nacionale dhe epilogun e bisedimeve Kosovë-Serbi, duhet të arrihet në Kuvendin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme