Dedaj sërish kundërshton shkarkimin: Kushtetuta dhe Ligjet janë Bibla dhe Kurani i shoqërisë kosovare

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Gjergj Dedaj duket se nuk e ka ndërmend ta respektojë vendimin e MPJ-së për shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ai sërish ka shprehur kundërshtitë e tij, duke u thirrur në dispozitat ligjore që kanë të bëjnë  me shkarkimin e ambasadorëve dhe arsyen për marrjen e një vendimi të tillë.

”Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës, janë Bibla dhe Kurani i shoqërisë kosovare, para se cilave, do duhej të ishim të gjithë të pafuqishëm”, ka shkruar Dedaj në facebook.

Madje ka paralajmëruar se do të qëndrojë i palëkundur në respektimin e Kushtetutës së Kosovës, duke aluduar se nuk do ta lëshojë pozitën e ambasadorit.

”Këto nuk shkelen dhe as nuk personalizohen, asnjëherë dhe nga askush, duhet të qëndrojmë pa lëkundur, në respektimin e saj”, ka shkruar në fund ai.

https://www.facebook.com/gjergj.dedaj.167/posts/564427294961534

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme