Ylli i Bollywoodit Deepika Padukone po merret në pyetje nga bordi i narkotikëve në një hetim lidhur me vdekjen e aktorit indian Sushant Singh Rajput.
Padukone është në mesin e gjashtë personave që janë marrë në pyetje, ndërsa pritet që të merren edhe dy aktorë të tjerë të shtunën.
E dashura e Rajput, Rhea Chakraborty, është arrestuar në fillim të muajit nën dyshimin se ka blerë drogë për të, akuza të cilat ajo i ka mohuar.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në Indi, raporton BBC.
Aktorja Sara Ali Khan dhe Shraddha Kapoor janë në mesin e atyre që do të merren në pyetje nga hetuesit të shtunën, sipas gazetave, transmeton KOHA. Rakul Preet Singh, tjetër aktor, është marrë në pyetje të premten.
34-vjeçari Rajput është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mumbai më 14 qershor. Policia në atë kohë kishte thënë se ai kishte vrarë veten.
Por, familja e tij më vonë kishte regjistruar një ankesë në polici kundër Chakraborty duke e akuzuar për nxitje për vetëvrasje dhe krime të tjera, të cilat ajo vetë i ka mohuar.