Defekt mekanik në aeroplan, Blinken me veturë e vazhdon rrugëtimin nga Parisi në Bruksel për takimin e NATO-s

Prishtinë | 03 Pri 2024 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Aeroplani me të cilin po udhëtonte Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka pasur një problem mekanik në Paris, ku si pasojë delegacioni i tij është detyruar të vazhdojë rrugëtimin me veturë nga Parisi në Bruksel.

Ky udhëtim me veturë për në Bruksel, u krye me qëllim që të jetë prezent Blinken në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Siç raporton Reuters, këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Kjo nuk është hera e parë që Blinken pati problem me aeroplan.

Në janar gjatë një udhëtimi në Evropë, Blinken u detyrua të qëndrojë për ca kohë në resortin zviceran në Davos për shkak se aeroplani me të cilin po udhëtonte kishte patur një defekt mekanik.

Të ngjashme