Dega e LDK-së në Istog thotë se fotografia iu dërgua për qëllime denigruese

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i degës së LDK-së në Istog, Hazbi Bajraj, ka thënë se fotografia që u dërgua ku shihej një fletëvotim i është dërguar kësaj dege për ta dëmtuar këtë subjekt politik.

Ai në një lidhje direkte për Klan Kosova ka thënë se fletëvotimi i dërguar nuk është i vërtetë dhe se është dërguar për qëllime denigruese.

“Natyrisht se e kemi parë këtë postimin në faqen e LDK-së. Unë konsideroj se nga kushdo që është bërë një gjë i tillë, qëllimi nuk është i mirë. Mund të ketë qenë edhe oponent i LDK-së”.

“Është një akuzë që na bëhet neve pa bazë. Pikësëpari fletëvotimi që është postuar në rrjete sociale nuk është i kryem në tre pjesë dhe nuk është origjinal”.

“Ky fletëvotim nuk është i vërtetë dhe qëllimi kushdo që e ka dërguar është që ta denigrojë LDK-në”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme