Degradim i tërë i lumenjve, maleve dhe shkëmbinjve

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 11:05 | Nga Emine Shehu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar raportin final “Ekonomia Politike e Zhavorrit”, raport ky i krijuar në bashkëpunim me programin “Kapja e shtetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi”.

Florent Spahija, nga programi për transparencë dhe kundërkorrupsion në KDI, ka thënë se ka mungesë të kontrollit të nxjerrjes së zhavorrit që e degradon mjedisin.

“Ka mungesë të mekanizmave efektivë të kontrollit demokratik qe ka shkaktu dëme shoqërore, ekonomike, mjedisore,” është shprehur Spahija.

“Ndërtimi i pas luftës me investime publike në infrastrukturë gjatë dekadave të fundit ka pasur ndikim në sektorin e investimeve në infrastrukturë, duke rritur kërkesën për zhavorr-rërë ndërtimi”.

“Kjo ka quar në rritje ekstreme të aktiviteteve të nxjerrjes së rërës nga shtretërit e lumenjve gjë që ka shkaktuar dëme serioze mjedisore, për njerëzit lokal, madje janë dëmtuar edhe vlera arkeologjike”.

“Raporti përshkruan disa lumenjtë që janë degradu, por janë edhe male dhe shkëmbinjtë që janë degraduar”.

“Shoqëria civile dhe mediet janë tregu efektive në këto raste me zbardhjen e rasteve”.

Arben Kelmendi, zyrtar ligjor në KDI, ka thënë se është e rëndësishme të jenë prezent edhe institucione që të realizojnë kërkesat për ruajtje të mjedisit.

“E vetmja mundësi është të komunikojmë me qeverinë dhe akterët tjerë deri sa të realizohen kërkesat”.

Ai ka thënë se që nga pas pavarësia e Kosovës, është ndërmarrë më shumë në fushën e infrastrukturës rrugore dhe kjo ka shkaktuar dëme në mjedis për shkak të gërryerjes së rërës nga toka.

“Raporti flet për atë se hapet debati për kapjen e shtetit, të verifikojmë nëse ka apo jo kapje të shtetit, është problem rajonal por edhe global. Kur kemi kapje të shtetit kemi kapje të interesave, kapje legjislative, kapje të institucionit legjislative të ligjvënies.”

“Raporti jonë thotë se nga dy muaj para shpalljes pavarësisë, prioritet vendosen investimet në infrastrukturë rrugore. Që nga atëherë ato marrin pjesën më të madhe të buxheteve kapitale”.

“377 milionë euro e buxhetit e shpenzuar në infrastrukturë”.

“Ka lumenj të tërë në Kosovë si lumëbardhi Pejës që degradohet vazhdimisht. Nuk i inspektojnë punimet që janë aty”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme