Ashtu siç kishte lajmëruar Gazeta Sheshi, që Dejan Vukiceviq po i numëron ditët e fundit te kampioni aktual Feronikeli, ashtu doli.
Sot trajneri është larguar nga klubi në të cilën qëndroi për tre muaj.
Ai ka qenë i pranishëm në stërvitjen e sotme ku është përshëndetur me lojtarët e tij, shkruan Gazeta Sheshi.
Feronikeli me të nuk ka pasur rezultatet, pasi aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë.
Dejan Vukiceviq ka qenë larg trajneri më i paguar në Kosovë me mbi 8 mijë euro.