Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj ka folur lidhur me deklarimet e ministres serbe Snezhana Paunoviq, se do të kryente spastrim etnik në Kosovë.
Ai u shpreh në Klan Kosova se kjo deklaratë është shokuese dhe sipas tij, institucionet ndërkombëtare nuk do të duhet të mjaftoheshin me dënimin e një retorike të tillë.
Sipas Blakajt, do të duhet të ndërmerren veprime konkrete lidhur me këtë çështje.
“Është shokuese dhe mendoj që realisht institucionet ndërkombëtare nuk do të duhet të mjaftoheshin me dënimin e një retorike dhe një gjuhe të tillë. Mendoj që është koha që të ndërmarrin veprime konkrete”, deklaroi ai.