Deklarata kontradiktore për mandatin e EULEX-it pas 14 qershorit

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 08:06 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar tek autoritetet e Bashkimit Evropian letërkëmbimin me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, me të cilin përmbyllet mandati i deritashëm i EULEX-it, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Presidencës, letrën e kanë pranuar komandanti i operacioneve civile të PPSM-së, Kenneth Deane, si dhe shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Por nuk është treguar përmbajtja e tij, as cili do të jetë mandati i EULEX-it pas 14 qershorit.

Sipas njoftimit të Presidencës, përmbajtja e letrës është negociuar në mes palës kosovare dhe asaj të BE-së, dhe parasheh përfundimin e mandatit ekzekutiv dhe reduktimin e rolit të EULEX-it në rol monitorues dhe këshillues në fazën e përmbylljes së misionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme