Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se deklaratat dhe sjellja e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq lidhur me njohjen e Kosovës janë vënë në pikëpyetje paqja dhe stabiliteti i të gjithë rajonit.
Vulin tha se në seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të diskutohet për situatën në Serbi, do të flitet për punën e shërbimeve, organizatave dhe çfarë duhet bërë për të mbajtur situatën të qetë dhe të qëndrueshme dhe për të garantuar stabilitet për të gjithë rajonin, raporton Tanjug.