Vulin: Në 2022-ën do të vazhdojë presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se pret që në vitin 2022 të vazhdojë presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën, të heqë dorë nga aleanca dhe miqësia me Kinën dhe Rusinë si dhe të lejojë rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

“Si gjatë gjithë këtyre viteve, do të na kërkohet ta njohim Kosovën dhe të ndalojmë së përfaqësuari interesat e komunitetit serb në çfarëdo mënyre, nën shpjegimin e mosndërhyrjes në marrëdhëniet e brendshme, pavarësisht se ku kanë jetuar serbët”, tha Vulin për Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme