Deklaratat e Ramës, Zaimi: Shqipëria të përkrah Kosovën, mos t’u dorëzohemi bandave

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka komentuar deklaratat e këtij të fundit për Kosovën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse Shqipëria është e shqiptarëve duhet të jetë gjithmonë me Kosovën.

Referuar Ramës, ai theksoi se i duket e paarsyeshme që të dorëzohemi para bandave.

“Mendoj se Shqipëria nëse është e shqiptarëve duhet të jetë  gjithmonë me Kosovën, nëse është me dikë tjetër atëherë mban qëndrime tjera. Shqipëria duhet të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosvës. Policia e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës nuk kanë sulmuar askënd. Më duket e paarsyeshme që të dorëzohemi para bandave”- theksoi ai.

Të ngjashme