“Albin Kurti me politikën e vetë i ka sjellë më shumë dëme se të mira qytetarëve të Kosovës, ai ka plan të marr në kontroll të gjithë sistemin energjetik në Kosovë dhe për te marrëveshja e Brukselit nuk ekziston”, kanë deklaruar Veljko Odaloviç dhe Miroslav Begoviç, shkruan “Kurir”.
“Për shkak të qëndrimit të Kurtit, unë nuk ndryshoj qëndrimin ndaj shqiptarëve. U ndërpre i gjithë procesi për shkka të një qëndrimi autik që ka ai. Ne tash kemi situatën që nuk kemi përgjigje dhe familjet qofshin shqiptare apo serbe nuk kanë shpresë se mund të ndodhë diçka dhe a do të zbatohen ligjet, sepse nuk më lejohet hyrja dhe takimi me familjet e të pagjeturve”, tha Odaloviç.
“Mbi 1800 raste të personave të pagjetur janë zgjidhur përmes këtij mekanizmi edhe pune të grupit punues si nga Prishtina edhe Beogradi kanë bërë gjithçka të kalojë, prej këtyre 1400 raste ishin shqiptar dhe ne nuk kemi ndal procesin e identifikimit dhe dorëzimit”, u shpreh ai.
Kurti me arsyetimin e mos-pagesës iu ndërpreu serbëve rrymën ndërsa qëllimi kryesor është dëbimi.
“Me arsyetimin e mos-pagesës së rrymës e ka marr në kontroll të gjithë sistemin dhe di të shpërngulet populli serb nga ato hapësira. Mendoj se nuk do të ketë sukses, këtë nuk e lejon shteti i Serbisë dhe sipas rezolutës 1244 ne kemi të drejtë të mbrojmë popullin tonë atje”, deklaroi prof. dr Miroslav Bjegoviç, dekan i Fakultetit të Sigurisë.
Odaloviç nënvizoi se atij i vjen keq për shkak të situatës së tillë në Kosovë.
“Ajo që është më e keqja, Kurti dëshiron të ndërpritet marrëveshja e Brukselit, për te asgjë nuk e ekziston, ndërkohë që nuk ndërpret provokimet e ndërhyrjes atje. Çdo gjë që ka bërë ai deri tani, unë nuk arrij ta kuptojë, sa jo racional po mendon e vepron”, tha Odaloviç.
Prof. dr Begoviç ka theksuar se aktualisht poshtë po qëndron ministri i mbrojtjes së Turqisë, e Turqia është një partner i madh i Prishtinës, transmeton “Bota sot”.
“Ata dërgojnë në Akademinë ushtarake turke, kadetë për shkollim mbi të gjitha shkollimin e pilotëve. Ata kanë mbështetjen e fuqive të mëdha. Kjo është problem i madh për zhvillimet në të ardhmen, kur ajo ushtri hyn edhe në aleancë. Kjo do të jetë problem shumë i madh për neve”, tha Begoviç, ndërkohë që Odaloviç shtoi se marrëveshja e Brukselit vazhdon të jetë në fuqi, pa marr parasysh se ata po e shkelin atë.