Pas leximit të aktakuzës të tre të akuzuarit për dëbimin e gjashtë shtetasve turq janë deklaruar të pafajshëm.
Seanca ka përfunduar ndërkaq shqyrtimi i dytë do të mbahet në fund të prillit.
Të akuzuar janë ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.(Koha)