Policia e Kosovës bën të ditur se rreth orës 09:30 në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni të pranuar ku thuhej se një person ishte ekspozuar me armë.
“Njësia përkatëse policore kanë shkuar në zonë përkatësisht në fshatin Gllavatin Vushtrri, ku kishin hasur një person me pushkë gjuetie, i cili dyshohet se në atë zonë kishte dalë për gjah, personi i dyshuar nuk posedonte leje përkatëse për armën në fjalë, e cila i është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas procedurave intervistuese i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.