Sot një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi i njëjti dyshohet se në natën e vitit të ri ka shtënë me kallashnikov në rrugën “Enver Berisha” në Prishtinë.
Të njëjtit i është konfiskuar arma së bashku me një fishek dhe një karikator, njofton Klan Kosova.
“Si rrjedhojë e hetimit të rastit të datës 01.01.2023, me ç’ rast në rrugën ‘Enver Berisha’ në Prishtinë, një i dyshuar shihet në video xhirime duke shtënë me armë automatike, është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit si dhe gjetja e armës”.
“Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar: Një armë automatike AK 47, Një copë fishek, si dhe një karikator”.
“I dyshuari; E. K, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’ si dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”.