Qëndrim Alidema, 17-vjeçari i cili ndodhej në veturën e cila ra nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, ka dalë nga koma dhe gjendja e tij po përmirësohet.
Qëndrimi ishte i vetmi i cili i shpëtoi aksidentit të rëndë ku humbën jetën prindërit e tij, si dhe xhaxhai i tij me bashkëshorten.
Sipas hetimeve të para, vetura po ecte me shpejtësi të madhe dhe fluturoi rreth 50 metra, pasi shpërtheu rrethojat.
Gjendja shëndetësore e Qëndrimit deri sot ka qenë e rëndë. Por, familjarët e tij, bëjnë të ditur se gjendja e tij ka filluar të përmirësohet.
Djali i xhaxhait të Qëndrimit, Shkëlqimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Qëndrimi nuk ka lëndime në kokë, dhe sot në mbrëmje ka biseduar me mjekun, i vetëdijëshëm, e edhe ka njohur familjarët e tij.