Lirohet hapësira publike brenda stadiumit në Pozheran

Viti | 19 Qer 2018 | 10:09 | Nga

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Vitisë, të hënën ka rrënuar një objekt brenda hapësirës së stadiumit në Pozheran.

Drejtori i Inspektoratit, Skender Ahmeti, ka deklaruar se ata do të lirojnë hapësirat publike të cilat figurojnë si të uzurpuara. Ai ka kërkuar edhe bashkëpunim me qytetarët në këtë drejtim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kemi vazhduar me aksione për lirimin e hapësirave publike, konkretisht në hapësirën e stadiumit të Pozheranit pasi që aty do të vazhdojë projekti i rivitalizimit të stadiumit. Natyrisht pas shterjes së të gjitha procedurave administrative, pra afatet, matjet gjeodezike dhe urdhëresës së dhënë uzurpatorit për të liruar hapësirën dhe të largojë gjësendet nga objekti. Drejtoria së shpejti do të lirojë edhe hapësirën publike në afërsi të vendit, ku po ndërtohet objekti i ri i zjarrfikësve dhe shpëtimit në Viti. Ftoj qytetarët që të na njoftojnë në rast se hasin në uzurpime të reja, sepse ne do të marrin masa të shpejta”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme