Hajnat ia marrin mbi 2 mijë euro invalidit nga Pozherani

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Hysni Zuka nga Pozherani, i cili është invalid dhe që jeton i vetëm për më shumë se një vit, ditë më parë në shtëpi i erdhën mysafirë të paftuar dhe të maskuar.

Persona të pa njohur që i hynë në shtëpi duke e kërcënuar ia morën hiq më pak se 2 mijë e 600 euro, siç thotë ai, të cilat i kishe tubuar nga pensioni invalidor.

Këto mjete Hysniu i cili është i amputuar, pa njërën këmbë, thotë se ato i kishte për ushqim, veshmbathje e për shtrojë e mbuloj.

Por, hajnat ishin të pamëshirshëm dhe i morën krejt ato para që i kishte.

Hysniu tregon se si ndodhi rasti.Ky lajm ka tronditur edhe banorët e këtij vendbanimi se si një personi me aftësi të kufizuar i ndodhë një rast i tillë dhe kërkojnë nga organet që të kapen hajnat dhe të dënohen por edhe që Hysniut të i kthehen mjetet.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, dhe rasti sipas tyre është duke u hetuar por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme