Juventus dhe Inter kanë luajtur baras në derbin e Serie A.
Kampionët aktual nuk arritën të shënonin fitore para shikuesve të vetë duke barazuar pa gola me nerazurrët.
Trajneri i Juves, Massimilliano Allegri kishte vendosur që mos të jetë titullar sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala.
Këtë përzgjedhje të strategut e ka kritikuar legjenda e ekipit, Alessandro del Piero, i cili dikur barte fanellën me numër dhjetë të Juves.
“Sipas mendimit tim, lojtari që mban numrin 10 duhet të luajë gjithmonë në ndeshjet e rëndësishme, nuk ka rëndësi nëse nuk shënon prej tri ndeshjesh, sepse ai është çelësi i lojës”.
“Dybala nuk ka një zëvendësues, ndryshe nga shokët e tjerë të skuadrës. Nuk shikoj asnjë që të jetë në nivelin e tij brenda ekipit”, tha Del Piero.
Ndryshe, Inter mbetet në kreun e tabelës së ligës elitare italiane ndërsa bardhezinjtë zënë pozitën e tretë me dy pikë pas se lideri.