Legjenda e Juventusuit, Alessandro Del Piero, ka thënë se nuk është dakord me fjalët e thënë nga Gianluigi Buffon për gjyqtarin Michael Oliver, duke thënë se pas disa ditësh do të mendojë ndryshe.
Gjyqtari anglez akordoi penallti në minutën e fundit të kohës shtesë, pastaj me katron të kuq e largoi nga loja Gianluigi Buffonin.
Pas ndeshjes Buffon përdori fjalë që nuk janë dëgjuar më parë nga ai, shkaku i nervozizmit, duke e quajtur Oliverin kafshë dhe qe në vend të zëmrës ka një shportë mbeturinash.
“Kur foli Gigi për gjyqtarët … E kisha të vështirë ta kuptoja, sinqerisht”.
“Nuk e kuptoj pse duhet të flasësh për gjyqtarin e ndeshjes së parë, ky është futbolli duhet ta analizosh momentin, i mirë apo i keq”.
“Mendoj që pas disa ditësh ai do të ketë mendim tjetër për gjyqtarin dhe atë që ka thënë”, ka deklaruar Buffon.
Del Piero dhe Buffon kanë luajtur së bashku për shumë vite te Juventusi dhe Italia.