Puthje pasionante mes gjyqtarit dhe gjyqtares para fillimit të ndeshjes

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtarja e njohur, Fernanda Colombo është e dashuruar dhe ajo nuk e fsheh këtë as në fushën e blertë.

Në një ndeshje miqësore, ajo dhe burri i saj, Sandro Ricci, i cili është gjithashtu gjyqtar, ishin mes gjyqtarëve të takimit.

Kështu pak para se të fishkëllehej për nisjen e lojës, të dy shkëmbyen një puthje pasionante duke marrë duartrokitjet e gjithë publikut, por edhe të futbollistëve.

“Dashuria është në lojë”, shkruan Fernanda në tekstin shoqërues të videos, që u bë virale në rrjet./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme