Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se pajtohet me shefen e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, e cila drejtoi kritika në adresë të Kuvendit të Kosovës për mosfunksionimin e tij.
“Pajtohem me Natalya Apostolovën se Kuvendi duhet të fillojë punën sa më shpejtë që është e mundur që t`i shërbejë qytetarëve. Problemet serioze kanë nevojë për zgjidhje tani”, ka ka shkruar ai në Twitter.
Një ditë më parë, Apostolova është shprehur e zhgënjyer me mosmbajtjen e asnjë seance plenare që nga konstituimi i Kuvendit.
Ajo ka thënë se arsyetimi i parlamentit se grupet parlamentare ende nuk i kanë propozuar deputetët anëtarë të komisioneve, kryetarët dhe zëvendëskryetarët nuk e kanë bindur shumë.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë ka potencuar se këtë shqetësim do t’ia shpreh edhe kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.