Ekonomia Online
FUNDIT

Delawie pajtohet me Apostolovën se Kuvendi duhet të nis punën sa më shpejt

Delawie pajtohet me Apostolovën se Kuvendi duhet të nis punën sa më shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se pajtohet me shefen e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, e cila drejtoi kritika në adresë të Kuvendit të Kosovës për mosfunksionimin e tij. “Pajtohem me Natalya Apostolovën se Kuvendi duhet të fillojë punën sa më shpejtë që është e mundur që t`i shërbejë qytetarëve. Problemet serioze […]

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se pajtohet me shefen e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, e cila drejtoi kritika në adresë të Kuvendit të Kosovës për mosfunksionimin e tij.

“Pajtohem me Natalya Apostolovën se Kuvendi duhet të fillojë punën sa më shpejtë që është e mundur që t`i shërbejë qytetarëve. Problemet serioze kanë nevojë për zgjidhje tani”, ka ka shkruar ai në Twitter.

Një ditë më parë, Apostolova është shprehur e zhgënjyer me mosmbajtjen e asnjë seance plenare që nga konstituimi i Kuvendit.

Ajo ka thënë se arsyetimi i parlamentit se grupet parlamentare ende nuk i kanë propozuar deputetët anëtarë të komisioneve, kryetarët dhe zëvendëskryetarët nuk e kanë bindur shumë.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë ka potencuar se këtë shqetësim do t’ia shpreh edhe kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

Të ngjashme