Ka përfunduar takimi i Ambasadorit amerikan Greg Delawie dhe shefes së Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova me deputetët e LDK-së, që është mbajtur në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në skenën politike. Takimi është paralajmëruar që dje, ku si synim ka konsultimin me deputetët e LDK-së, që të kuptohet arsye e mos votimit të demarkacionit.
Ende nuk dihet se për çfarë saktësisht është biseduar në këtë takim, i cili ka zgjatur rreth një orë.
E para që ka dalë nga takimi ishte shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova, ndërsa më vonë ka dalë edhe ambasadori amerikan Delawie.