Edhe udhëheqësit politikë në vend e kanë dënuar sulmin mbi Kuvendin e Kosovës duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rastin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e sulmit.
Qeveria e Kosovës ndërkaq në dënimin e sulmit ka theksuar se “ky është një sulm qyqar i drejtuar kundër të gjitha institucioneve dhe shtetit të Kosovës”.