Delawie thotë se protestat e dhunshme në Capitol Hill ia kujtojnë sjelljet e Vetëvendosjes në Kuvend

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan që ishte me detyrë në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se protestuesit në Amerikë po i duken sikur ata në Kosovë, kur disa politikan hedhnin gaz lotsjellës në parlament.

Delawie ka thënë se pamje të tilla ia kujtojnë Kosovën e vitit 2015, kur deputetë të Kuvendit të Kosovës kishin gjuajtur gaz lotsjellës për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave dhe Demarkacionin me Malin e Zi.


Lexoni reagimin e plotë të tij në Twitter:

Ngjarjet e dhunshme në Kapitol po mi kujtojnë muajt e parë të mi në Kosovë në vitin 2015, kur disa politikanë hudhnin gaz lotsjellës në parlament për ta vonuar votimin e ligjeve. Si sot që po ndodh këtu, politikanët ishin të gatshëm ta sakrifikonin demokracinë për pushtet. Me ndihmën tonë, demokracia e Kosovës mbijetoi. Për kohë të gjatë kosovarët kanë pasur aspirata që të bëhen shtet si SHBA-ja. Me ngritjen e protestave të inspiruara nga Trump, sot, a do të na admirojnë ende shtetet e tjera? Ndoshta, meqë kjo përpjekje u mund. Por prapë, pyes veten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme