Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës i përbërë nga nënkryetari Agim Veliu, nënkryetari Lutfi Haziri, sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti u takuan me komisionerin Johannes Hahn për të shpalosur qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Njëkohësisht, delegacioni i LDK-së u takua me komisionerin Hahn edhe në cilësinë e tij si nënkryetar i Partive Popullore Evropiane – EPP.