Delegacioni i Kosovës mbërrin sonte në orën 20:00

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 18:07 | Nga

Liderët shtetërorë të Kosovës do të kthehen sot nga Brukseli, pas rekomandimit pozitiv  të Komisionit Europian për heqjen e vizave.

Presidenti Hashim Thaci, bashkë me delegacionin gjerë, i përbërë nga liderët e koalicionit qeverisës, do të arrijnë në orën 20:00 dhe në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbajnë një konferencë për media.

Komisioni Europian konfirmoi sot se Kosova ka përmbushur dy kushtet e fundit për liberalizimin e vizave.

Tash, gjithçka do të varet nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE’së, nëse qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në Zonës Shengen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme