Delegacioni nga Kosova merr pjesë në Javën e CEFTA-së në Podgoricë

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 11:48 | Nga

Një delegacion nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i kryesuar nga zëvendësministri Avni Kastrati dhe i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Skënder Durmishi po marrin pjesë në Javën e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA) në Podgoricë.

Pjesëmarrës nga Kosova përveç zyrtarëve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë edhe përfaqësuesit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dogana.

Në këtë konferencë do të prezantohet Raporti për Implementimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), po ashtu do të debatohet mbi adresimin e sfidave, përfitimeve dhe zhvillimeve të ardhshme në CEFTA.

Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë eliminimi i barrierave tregtare, nxitja e investimeve dhe mbi të gjitha lehtësimi i tregtisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme