Delegacioni i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Adıyaman viziton Kosovën

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 15:43 | Nga

Oda e Tregtisë dhe Industrisë Adıyaman në kuadër të vizitave të saj në vendet e Ballkanit vizitoi edhe
Kosovën.

Biznesmenët nga Adıyaman të cilët sot vizituan Odën Tregtare Kosovaro Turke u mirëpritën nga
kryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran.

Gjatë takimit, kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke Ayhan Demirkıran, informoi delegacionin në lidhje me ekonominë e Kosovës dhe mundësitë e të bërit biznes.

Më pas u realizua një prezantim po ashtu në lidhje me ekonominë e vendit dhe mundësitë e të bërit biznes.

Kryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran, informoi palët në lidhje me Odën dhe vlerësoi bashkëpunimin
ekonomik ndërmjet dy vendeve si dhe mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.

Në anën tjetër Kryetari i Odës së Tregtisë dhe Industrisë Adıyaman Mehmet Uslu, foli rreth sektorëve të
cilët janë primarë në Adıyaman dhe bëri të ditur se anëtarët e Odës së Tregtisë dhe Industrisë eksportojnë në rajon por, sipas tij potenciali i tregtisë ndërmjet dy vendeve është edhe më i gjerë.

Të dyja palët u pajtuan në realizimin e vizitave reciproke dhe theksuan rëndësinë e vlerësimit të potencialit tregtar.

Pjesë e këtij delegacioni ishin përfaqësuesit e biznesmenëve të Adıyaman’it nga sektori i energjisë,
ndërtimtarisë, tekstilit dhe mobilierisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme