Delegacioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë, ka filluar takimin e parë që nga dita kur Kuvendi i Kosovës votoi pro kësaj rezolute, raporton Ekonomia Online.
Ky takim po mbahet me dyer të me mbyllura, mediet në fillim të takimit janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Kuvendi i Kosovës ka votuar më 15 dhjetor të 2018 me 59 vota pro dhe dy kundër Ekipit Dialogues për bisedime me Serbinë në Bruksel.
Ekipit Dialogues do t’i prijnë Fatmir Limaj i NISMA dhe Shpend Ahmeti nga partia opozitare PSD.
Pjesëtarë të ekipit dialogues me Serbinë jenë gjithsej 12 anëtarë: 7 nga koalicioni, 4 nga opozita dhe 1 nga shoqëria civile.
Këta janë emrat që do të jenë në ekipin dialogues: Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, Një përfaqësues shtesë nga opozita dhe një nga përfaqësues nga boshnjakët, një përfaqësues i shoqërisë civile që do të votohet nga ekipi dialogues, dy vende të rezervuara për LDK-në dhe VV-në, që tani i mbajnë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani derisa ata këto dy subjekte t’i marrin.