Pesë eurodeputetë të Partisë Popullore Europiane të nisur nga Madridi, nuk kanë mundur të hyjnë në Venezuelë pasi janë ndaluar nga Ministria e Jashtme e vendit.
Qeveria venezueliane ndaloi pasditen e të dielës hyrjen në vend, në aeroportin ndërkombëtar në Karakas, të një delegacioni eurodeputetësh të Partisë Popullore Europiane, i cili ishte ftuar nga Asambleja kombëtare. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “El Nacional”. Delegacioni i nisur nga Madridi përbëhej nga pesë eurodeputetë.
Sapo kanë mbërritur eurodeputetët dorëzuan pasaportat e tyre dhe u transferuan në një zyrë të shërbimit venezuelianë për emigracionin. Pas disa procedurave, atyre iu komunikua nga Ministria e Jashtme venezueliane se nuk mund të hynin në vend pa shpjeguar arsyet. Më pas, ata u rikthyen në Madrid me një avion tjetër.