Deliu-Kodra: Qytetarët kanë të drejtë ta dinë se ku shkojnë paratë e tyre

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë PDK ka denoncuar me fakte keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës, raporton Ekonomia Online.

“Kontratat një burimore janë standard i rregullt i kësaj qeverie, raporti për vendin e thotë se gjatë vitit 2022, 78.5 milionë euro janë nënshkruar me negocim pa publikim”, raporton Ekonomia Online.”, ka thënë ajo.

“Sot nuk do flasim as për dështimet e mëdha të kësaj qeverie, temë e sotme është themelimi i komisionit hetimor për kontratat një burimore, pra është korrupsioni. Si PDK kemi denoncuar me fakte keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës. Kontrata një burimore janë standard i rregullt i kësaj qeverie, raporti për vendin e thotë se gjatë viti 2022, 78.5 milionë janë nënshkruar me negocim pa publikim”.

Deliu-Kodra tha se deri me tani janë regjistruar 1800 kontrata një burimore, prandaj PDK e konsideron të rëndësishëm komisionin hetimor për të zbardhur abuzimet e mëdha.

“Cila është vlera e secilës kontratë, a janë përmbushur kushtet, këto dhe shumë pyetje komisioni hetimor parlamentar do i shtroj para vetes, e qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre sepse në vend se këto të holla të përfundojnë në shkolla, çerdhe po shkojnë në xhepat e këtyre qeveritarëve”, ka thënë Deliu-Kodra.

Të ngjashme