Deri këtë të martë ka drejtuar komunën e Drenasit. Por Nexhat Demakut pas konfirmimit të Gjykatës së Apelit rreth dënimit të Grupit Drenica, vendosi që të dorëhiqet, njofton Klan Kosova.
Ai para medieve ka dhënë edhe arsyet e dorëheqjes së tij.
“Dëshiroj të ju njoftoj juve dhe gjithë qytetarët e komunës së Drenasit se nga sot ofrojë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të komunës.”
“Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë çka jemi akuzu për krime lufte.
“Sigurisht se ky vendim i gjykatës dhe ky vendim që po marrë sot nuk ka të bëjë me detyrën e kryetarit të komunës. Por lidhet me një periudhë të lavdishme për qytetarët e Kosovës.”
“Pikërisht ata që duhet ta thonë të vertetën po e thonë të pavërtetën dhe kjo është ma e rënd se ky vendim që është marrë.”
“Me dënimin e Grupit të Drënicës, ku është vazhdimësi e dënimit të grupeve të ndryshme, sa i përket absolutisht nuk është i bazuar në fakte”, ka thënë Demaku.
“Nuk kemi të bëjmë më një gjyqësor por me një mision që merr vendime politike. Është një vendim absurd.”
“Ka qenë nder i madh ta drejtojë një komunë, dhe ndihem keq se nuk kam mundur të bëjë më shumë për ta.”
“Do t’i shfrytëzojmë gjitha mundësitë ligjor, rastin do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Supreme ku do të kërkojmë pezullimin e vendimit deri ta jep Gjykata Supreme.”