Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së, pas mbledhjes së kryesisë, tha se koalicioni qeverisë ka shtyer shqyrtimin e demarkacionit me Malin e Zi për një seancë tjetër, pra kjo pikë nuk është në rend dite të enjten.
Sipas tij, për temat e mëdha që kanë ardhur në pushtet ky koalicion nuk po mund të gjejë zgjidhje tash e sa kohë, raporton Ekonomia Online.
“Pika kryesore që është pika e ratifikimit të marrëveshjes, shumica vendosën qe ta shlyejnë këtë pikë për seancë të ardhshme, është për keqardhje që temat e mëdha nuk mund ti adresojmë. Qëndrimi i LDK është i qartë, ne kërkuam që kjo pikë të renditet në seancën e të enjtes përmes përfaqësuesit tonë Kujtim Shala, dhe ti adresojmë çështjet kryesore të vendit”.
“Shihet qe Ky koalicion nuk është formuar për t’i shtyer përpara temat e mëdha, këta janë të shpartalluar plotësisht me këto vendime. Vendit i duhet një qeveri e re që vendi të ecë përpara me zhvillime kapitale”.