“Demarkacioni të mos lidhet me zgjedhjet”

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 16:13 | Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se nuk mendon se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, megjithatë ai ka thënë se nëse duhet të shkohet në zgjedhje atëherë edhe LDK-ja do të pranojë.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Rugova ka thënë se nuk duhet të instalohet logjika e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk mendoj që duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme, por nëse veç duhet të mbahen, atëherë i mbajmë. Unë gjithmonë kam qenë i prirur që të respektohen, marrëveshjet, partneritetet, kontratat apo kontratat që bëhen mes subjekteve politike dhe nuk po e shoh naj urgjencë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Pse duhet të futet sistemi i përhershëm i zgjedhjeve të parakohshme. Pra po e fusim një logjikë që gjithmonë të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi kështu edhe pas formimit të Qeverisë së re do të kërkohen zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Rugova për Lajmi.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme