Ka shumë arsye pse disa lojtarë nuk arrijnë në majat e futbollit dhe potenciali i tyre shkon dëm.
Dy arsyet më të mëdha janë fati i keq dhe shprehitë e këqija. Ousmane Dembele duket se vuan nga të dy këto.
“Goal” shkruan se francezi po përballet me probleme si varësia nga video lojërat dhe ushqimet e shpejta, transmeton lajmi.net.
Ai madje ende nuk ka arritur që të mësojë mirë gjuhën spanjolle, gjë kjo që ja vështirëson kontaktin me bashkëlojtarët.
Pasi u la jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Real Betis, në të cilën Barca e humbi me rezultatin 4:3, komente për lojtarin patën edhe disa nga yjet “blaugrana”.
“Nëse trajneri nuk e fton atë, ai e bënë që ta ndihmojë atë të përmirësohet. Ne jemi aty për ta ndihmuar. Të gjithë kemi qenë të rinj dhe kemi bërë gabime si ai. Nga eksperienca, duhet të mësojmë lojtarët si ai që futbolli zgjatë 24 orë të ditës, duhet ta jetosh që nga minuta e parë deri tek e funda” ka thënë Pique.
Komente për anësorin ka dhënë edhe sulmuesi Luis Suarez, gjithashtu duke e përkrahur lojtarin.
“Ai e di se futbolli është një privilegj për çdo lojtar dhe mendojë se ai duhet të fokusohet më shumë dhe të jetë më serioz” ka thënë uruguaiani.
Skuadra katalunase ka bërë të ditur se janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat e Dembeles edhe në janar.
Liverpool është një prej skuadrave që ka shprehur interesim për shërbimet e anësorit francez.