Demhasaj: Problematike nëse Kurti e shtyn vendimin për targat pas kërkesës së Brukselit, derisa e refuzoi SHBA-në

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 21:27 | Nga Ekonomia Online


Analisti, Arton Demhasaj ka thënë se do të ishte problematike nëse kryeministri Albin Kurti e shtynë tash vendimin për targa, e nuk e ka bërë kur i është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Demhasajt, nëse kjo do të ndodhte atëherë do të ishte një lloj treguesi që Kurti do ta vuloste se raportet e tij me BE-në janë më të konsuliduara sesa me zyrtarë të ShBA-së.

“Nëse tash e shtynë këtë vendim prej presioneve që vijnë nga Brukseli, pra nga Borrell dhe Lajçak e nuk e ke shty vendimin kur të kanë kërku partnerët më të fuqishëm që i ka Kosova që është Uashingtoni, atëherë kjo është mjaft problematike”.

“Me këtë, njëfarë mënyre Kurti e vulos atë që në publik ekziston, se raportet e kryeministrit Kurtit kanë qenë shumë më të konsoliduara me Bashkimin Evropian, me disa zyrtarë si me Borellin e Lajçakun, sesa që kanë qenë me zyrtarë që vijnë nga Uashingtoni që ndërlidhen me çështjen e Kosovës“, u shpreh Demhasaj në debat në Tëvë1.

Ndryshe sot përmes një postimi në Twitter, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak u shpreh se është urgjente që të gjendet një zgjidhje për targat në mënyrë që të garantohet siguria dhe stabiliteti.

Të ngjashme