Demi: Deputetët i kanë marr afër 170 mijë euro paga, ende pa filluar punën

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 13:31 | Nga

Analisti politik, Agron Demi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se deputetët e Kosovës, përkundër se end s’kanë arritur ta përmbyllin seancën konstitutive tashmë kanë marrë shuma të majme parash, si rroga e mëditje.

“Deputetët vetëm se i kanë marr afër 170 mijë euro paga, ende pa filluar punën”, shkruan Demi, që këtë shumë të madhe parash e krahason me buxhetin e një komune në Kosovë.

“Për krahasim, buxheti vjetor për investime kapitale në Komunën e Kamenicës me 30 mijë banorë është 125 mijë euro”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme