Demi godet për vdekje toreadorin spanjoll (Video)

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 11:48 | Nga

Toreadori i famshëm 36 vjeçar është goditur për vdekje nga një dem në Francë, pasi i nguli bririn derisa po jepte një shfaqje.

Luftuesi i demave, Ivan Fandino, që ishte edhe fitues i shumë çmimeve për përformancat e tij në arenë tash e 12 vjet, vdiq në spital të shtunën pasi briri i demit i kishte depërtuar në mushkri.

Spanjolli nga regjioni bask, ka lënë gruan dhe një vajzë.

“Kjo është një tragjedi”, ka thënë një koleg i tij në gjendje shoku pas asaj që kishte ndodhur, njofton Klan Kosova.

“Ky është një profesion që kurrë nuk mund ta dish se si do të përfundojë”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme