Ekonomia Online
FUNDIT

Demi kërkon sqarime nga Kurti se pse ende nuk ka një plan qeverisës

Demi kërkon sqarime nga Kurti se pse ende nuk ka një plan qeverisës

Agron Demi nga Instituti “GAP”, ka shtruar një pyetje për kryeministrin Albin Kurti, pasi që ky i fundit nuk e ka paraqitur ende programin qeverisës të qeverisë së tij. Demi ka renditur kërkesat e Kurtit për zgjedhje, faktin që dihej se do të fitojë i vetëm dhe se në fund përkundër që tre javë ka […]

Agron Demi nga Instituti “GAP”, ka shtruar një pyetje për kryeministrin Albin Kurti, pasi që ky i fundit nuk e ka paraqitur ende programin qeverisës të qeverisë së tij.

Demi ka renditur kërkesat e Kurtit për zgjedhje, faktin që dihej se do të fitojë i vetëm dhe se në fund përkundër që tre javë ka filluar mandatin e tij qeverisës, ende nuk e ka programin qeveritar.

“Një vit kërkon zgjedhje, për disa muaj anketat tregojnë që ke me i fitu zgjedhjet me mbi 50%, qe dy muaj edhe zyrtarisht e di që ke me qeverisë i vetëm, qe tre javë e ke fillu mandatin qeverisës, edhe ende nuk ka një Plan Qeverisës. Qysh?!”, ka shkruar Demi.

Të ngjashme