Një fjalë e urtë churchilliane thotë se – me gjithë të metat – demokracia është sistemi më pak keqqeverisës.
Filozofja, filmbërësja dhe aktivistja Astra Taylor ka qasje më kritike për këtë përshkrim fascinues dhe me përpikëri ndërton një argument që shumica e shteteve perëndimore po udhëhiqen nga një formë shumë e keqe e demokracisë, shkruan Koha Ditore.
Një tjetër formë direket e demokracisë është e mundshme nëse përpiqemi të punojmë për të. Por ekziston një truk – që do të kërkonte komplet kolapsin e kapitalizmit global të udhëhequr nga oligarkët. Ky përfundim i sikletshëm e bën dokumentarin e saj sfidë të qëllimshme ndaj vetëkënaqësisë , dhe si rezultat është i mrekullueshëm për t’u shikuar.
Taylor udhëton në mbarë botën për t’u takuar me mendimtarë e aktivistë të cilët janë të shqetësuar nga mënyra se si po funksionon demokracia në shoqëritë e tyre.