“Democracy Plus” gjen parregullsi në prokurim, Komuna e Prishtinës s’i pranon

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 11:30 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Democracy Plus” ka publikuar raportin lidhur me prokurimin në Komunën e Prishtinës.

Në diskutimin publik rreth gjetjeve u tha se në Komunën e Prishtinës ka pasur fryrje të çmimeve në punimet e rrugëve duke i zgjeruar përmasat e rrugëve.

Por, zyrtarë të Kmunës së Prishtinës nuk u pajtuan me të gjeturat e këtij raporti.

“2018 ishte një hap i madh në këtë drejtim, raporti tregon se Prishtina do të vazhdojë krijimin e kontratave për të treguar se është shumë e rëndësishme të tregohen si shpenzohen parat e taksapaguesve”, tha Miranda Jolicoueur, zv. drejtoreshë e Zyrës për Demokratizim dhe Qeverisje, raporton Ekonomia Online.

Isuf Zena,  menaxher i Programit për Sundim të Ligjit në “Demokracy Plus” tregoi gjetjet e monitorimit dhe analizimit të dokumenteve duke prezantuar fryrjet dhe kriteret e kërkuara.

Zena tha se ka pasur fryrje te çmimeve edhe në punimet e rrugëve duke i zgjeruar përmasat e rrugëve si sasitë e fryra, mosverifikimi i tyre, cenueshmëria etj..

Pas këtyre gjetjeve, Nexhmi Mekolli, zyrtar i Prokurimit në komunën e Prishtinës, është  arsyetuar me gabime të cilat mund të ndodhin, por që nuk është pajtuar me të gjeturat në këtë raport.

Të ngjashme