“Demografia e Kosovës”, e shkruar nga Hivzi Islami cilësohet vepër kolosale nga akademikët

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 11:50 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka promovuar botimin “Demografia e Kosovës”, nga Hivzi Islami. Ky botim është vlerësuar si vepër kolosale nga akademikët e pranishëm në promovimin e veprës, raporton Ekonomia Online.

Në promovimin e këtij botimi ka marrë pjesë edhe Isa Mustafa anëtarë i Akademisë së Kosovës.

Mustafa duke folur për botimin e Hivzi Islamit,  tha se ky botim është një begati e së cilit që mund ta gjejë vetën aty.

Mustafa tha që kjo demografi përfshin shumë fusha edhe në aspektin botëror, dhe aspektin demografik në Evropë.

“Ky botim është një përmbledhje që përfshin dijen individuale, dhe është një begati e secilit që mund ta gjejë veten aty. Pasojat e politikave shtetërore kanë lënë pasoja në popullsi. “Demografia është një vepër kolosale dhe e falënderoj që na ka sjell këtë vepër” përfundoi Mustafa.

Ndërsa, Justina Shiroka-Pula e cila prezantoi edhe tematikën e kësaj Demografie, tha se Islami ka bërë një punë kolosale.

“Akademiku Islami me profesionalizmin e tij ka bërë një punë kolosale, lidhur me trajtimin e temave që ka bërë në libër” tha Shiroka- Pula

Recensenti profesori Anton Berisha në këtë promovim u shpreh i kënaqur nga ky botim.

“Ky libër edhe për shkak kompleksitetit që ka të krijon përshtypjen e një fushë ekipore që autori e ka kompletuar këtë studim” tha Berisha.

Mes tjerash Berisha tha që kjo demografi përfshin edhe mërgimet që e godasin edhe Kosovën.

Autori i këtij botimi, Hivzi Islami falënderoj për fjalët miradije të botimit të tij parafolësit që dhanë fjalë për këtë demografi.

“Të gjitha fjalët u thanë, çfarë të them unë më shumë”, tha Islami.

Krejt falënderimet e tij u kushtoi edhe bashkëpunëtorëve të librit të cilët kanë punuar rreth botimit të demografisë.

Tematikat kryesore të këtij libri: Ky botim përmban evolucionin e popullsisë, migrimet, gjeopolitikat ekspanciale, si dhe spastrimet etnike të shqiptarëve.

Të ngjashme