Ajo mendonte se e dinte se për çfarë bëhej fjalë. Heroina e romanit të suksesshëm e sensacional, “Democracy” (Demokracia) – botuar me autor anonim më 1880 – Madeleine Lee, e cila është e re, e pasur dhe e bukur, shpërngulet nga New Yorku në Washington për ta kaluar një stinë në një shtëpi në sheshin “Lafayatte”, shkruan sot Koha Ditore.
“Ajo dëshironte ta shihte me sy të vet veprimin e forcave: ta prekte me duar të veta makinerinë masive të shoqërisë: ta peshonte me mendje të vet kapacitetin e motivit të fuqishëm”, shkruan autori i romanit, për zonjën Lee. “Ajo ishte e prirë të hynte në zemër të misterit të madh amerikan mbi demokracinë e qeverisjen”.
Ishte një prej misioneve më të mëdha: “Ajo që dëshironte të shihte, mendonte, ishte përplasja e interesave, interesave të 40 milionë njerëzve dhe një kontinenti të tërë, me qendër në Washington: udhëhequr, përmbajtur, kontrolluar, apo të papërmbajtur e të pakontrolluar nga burrat e tempullit të zakonshëm: forcat e mrekullueshme të Qeverisë dhe makinerisë së shoqërisë, në punë”.
Dhe ajo e bëri. Romani që rrëfen historinë e saj është një përrallë argëtuese për veprimet dhe meditim i rëndësishëm mbi demokracinë e pakënaqësitë që sjell – një narrativë për politikat që rezonon edhe në ditët e sotme, gati 140 vjet pas botimit të parë.