Maqedonia e 78-ta në Indeksin e Demokracisë 2018

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Maqedonia në Indeksin e demokracisë për vitin 2018 të javores britanike “Ekonomist” u zhvillua për dhjetë vende në krahasim me vitin e kaluar dhe ndodhet në pozitën e 78-të me 5,84 pikë, në shkallën prej zero deri në 10. Vendi ndodhet në kategorinë “regjime hibride”, e cila i përfshin shtetet me pikë prej 4,06 deri në 5,98.

Me indeksin e demokracisë janë përfshirë 167 shtete, ndërsa janë vlerësuar nga 60 tregues në pesë kategori – procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrje politike, kulturë politike demokratike dhe liri qytetare.

Sipas Indeksit të demokracisë, vendet të cilat kanë prej zero deri në katër pikë janë regjistruar nën kategorinë “regjime autoritare”, prej katër deri në gjashtë janë “regjimi hibride” prej gjashtë deri në tetë janë “demokraci të pamjaftueshme”, ndërsa ato vende të cilat i kanë prej tetë deri në 10 pikë bien në kategorinë “demokraci të plota”.

Në kategorinë “regjimi hibride” prej vendeve ballkanike janë Mali i Zi me 5,74 pikë në pozitën 81, Bosnjë e Hercegovina me 4,98 pikë është në pozitën 101, ndërsa Turqia është në pozitën 110 me 4,37 pikë.

Në kategorinë “demokraci të pamjaftueshme” janë Kroacia me 6,57 pikë është në pozitën e 60-të, ndërsa Serbia me 5,41, Sllovenia është në pozitën e 36-të me 7,5 pikë.

Greqia është në pozitën e 39-të me 7,29 pikë, Bullgaria në pozitën e 46-të me 7,03 pikë.

Në krye të Indeksit të demokracisë si edhe deri më tani janë vendet nordike – Norvegjia është në pozitën e parë me 9,87 pikë Islanda në të dytën – 9,58, Suedia në pozitën e tretë me 9,39. Në pozitën e katërt është Zelanda e Re – 9,2 ndërsa Danimarka është në pozitën e pestë me 9,22 pikë.

Në pozitën e fundit të listës është Koreja e Veriut me 1,08 pikë, ndërsa në të parafundit është Siria me 1,43 pikë. Në kategorinë “regjime autoritare” në pozitën e 165-të është Republika Demokratike e Kongos – 1,49 pikë, më pas në pozitiën e 164-ët është Republika e Afrikës Qendrore me 1,52 pikë.

Sipas Indeksit më të ri të demokracisë, javorja britanike “Ekonomist” përfundon se demokracia në vitin 2018 nuk ka shënuar ulje.

“Vetëm 4,5 për qind e njerëzve në botë jetojnë në “demokraci të plotë”, por rezultati i përgjithshëm global në vitin 2018 mbeti stabil, për herë të parë në tre vitet e fundit, thekson “Ekonomist”./MIA/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme