Demokracia Studentore kërkon nga UP- ja lirimin e studentëve nga të gjitha pagesat

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Organizata Demokracia Studentore kërkon nga rektorati i Universitetit të Prishtinës që t’i lirojë studentët nga të gjitha pagesat në këtë kohë të pandemisë.

“Ne si studentë jemi shumë të shqetësuar për presionin e vazhdueshëm që po e bëjnë fakultetet ndaj studenteve për ti kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbimin ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Rektorati i universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ që në këtë kohë të pandemisë ti liroj studentet nga të gjitha pagesat, pasi që studenti është kategoria më e prekura në këtë situatë të pandemisë” thuhet në reagimin e tyre.

Gjithashtu theksohet se studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga prindërit e tyre.

 “Studentet në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga prindërit e tyre që edhe ata kanë pauzuar dhe nuk kanë punuar më shumë se dy muaj. Rektorati i Universitetit të Prishtinës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë dhe të merr një vendim dhe ti liroj studentët nga të gjitha pagesat të paktën deri në muajin tetor”, thuhet në komunikatën e organizatës “Demokracia Studentore”.

Të ngjashme